Nga kampionet ka edhe largime. Iran Zhunior Gonçalves është largimi i parë në radhët e kampionëve të Teutës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë mesfushori brazilian, i cili ka postuar së fundmi një foto me trofeun e Kategorisë Superiore, teksa nëpërmjet një mbishkrimi zbulon “divorcin” me durrsakët.

Kujtojmë që parë ka qenë pjesë e skuadrës së Besës, duke spikatur në Kategorinë e Parë. Më poshtë gjeni edhe postimin e brazilianit…

“Dua të lë falenderimet e mija për klubin e Teutës, që hapi derën për mua. Faleminderit! Shihemi së shpejti”, – shkruan braziliani pasditen e sotme.