Boksieri shqiptar, Christian Demaj do t’i bashkohet Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nga Presidenti Ilir Meta. Pas disa përsonaliteteve nga bota e sportit, kampioni Demaj është i fundit sportist që ka bërë publik vendimin e tij për t’u bashkuar pasditen e 2 marsit.

Në videon e publikuar nga kreu i shtetit, Demaj i bën thirrje sportistëve që të marrin pjesë në këtë manifestim, duke premtuar se do të jetë krah Metës pasditen e së hënës. Kampion Europe, Demaj triumfoi në një tjetër duel dje në sportin e boksit.

Ilir Meta e mirëpret kampionin e Europës, teksa shprehet: I lumtur që edhe Kampioni i Europës, Christian Demaj, pas triumfit të mbrëmshëm në Gjermani ku fitoi një tjetër titull, ka apeluar në mbështetje të Manifestimit Mbarëkombëtar të thirrur nesër më 2 mars.

Edhe pse ka lindur dhe jeton në Gjermani, Christiani përfaqëson vetëm ngjyrat Kuqezi. Mirësevjen kampion, por pa doreza, se Manifestimin e kemi paqësor!newsport/