Patris Evra dhe Kristiano Ronaldo kanë shpenzuar një kohë të bukur në Mançester, teksa luanin të dy për Junajtid. Edhe sot, francez, i cili tashmë e ka lënë futbollin, ruan një miqësi të mirë me CR7.

Ish-mbrojtësi nuk ka harruar të urojë luzitanin për shifrën e 700 golave, të cilat i arriti dje falë një penalltie me Kombëtaren e Portugalisë. Ronaldo kishte postuar një video në Instagram, por ajo që bie në sy është komenti i Patris Evra.

“ Vëlla ke shënuar më shumë seç kam shkuar unë në tualet këto dy vitet e fundit”, ishin fjalët e Evra. Një koment i cili nuk mund të mos merrte vëmendje, teksa Evra njihet për sensin e humorit. Në këtë formë, komenti është kthyer menjëherë viral në rrjetet sociale, ndërsa Evra duket se krahasimi i Evra ka qenë me të vërtetë i goditur./vipsport/