Sfida Vllaznia- Partizani po afron dhe ne te dy kampet pritet me interes. E tille pritet edhe nga ish- futbolliste te te dy ekipeve dhe njeri prej tyre, pikerisht kavajasi Perparim Daiu, i cili ka qene per vite me rradhe pjese e te kuqve.

Ne nje leter drejtuar “Shkodra Sport”, Daiu flet me superlativa per kete sfide te cilen e konsideron “vitrine” te futbollit shqiptar. Ai vlereson historine e te dy ekipeve, tifozerite e tyre dhe shume gjera te tjera. Nje leter qe ia vlen ta lexoni:

“Vllaznia-Partizani, kjo ndeshje vitrine e kampionatit shqiptar te futbollit. Çdokush ka ndjere emocionet e forta per kete ndeshje. Ata qe e kane perjetuar ne fushe, po ashtu tifozerite e te dyja ekipeve per faktin se jane tifozerite me te zjarrta dhe me numer shume te madh spordashesish.

I shkruaj keto fjale nga nostalgjia qe kam perjetuar ne ndeshjet me Vllaznine si ne Shkoder e Tirane, kur stadiumet respektive mbusheshin me 20 mije vete mbi kapacitetet. Ishte kenaqesi te luaje ne djepin e futbollit ne tempullin “Loro Borici”, legjende e dy ekipeve sepse aty kane dale me dhjetra figura te spikatura te futbollit shkodran dhe atij kombetar.

Ishte kenaqesi te ishe kundershtar ne Shkoder sepse futbollistat e Vllaznise kane qene gjithmone fair ne fushe. Ato tifoze te mrekullueshem dinin fort mire te mbeshtesnin Vllaznine por dhe te duartrokisnin futbollistat kundershtare. Ishin po keta tifoze qe zbarkonin ne Tirane dhe bashke me tifozet e Partizanit qe gjithmone kane qene dashamires karshi Vllasnise dhe tifozave te saj, per faktin se marredheniet kane qene te shkelqyera si klube por se dhe shume shkodrane kane dhene kontributet nga themelimi i FK Partizani deri tek trofete e shumte qe ka fituar ky klub deri ne ditet e sotme.

Une do te jem ne Shkoder te shijoj perseri atmosferen e ndjesine qe te jep ai stadium, tani si sportdashes dhe mbeshtetes i Partizanit duke takuar dhe shume miq ish-futbolliste te plejades time me plot mall por dhe me te vjetrit qe te gjithe bashke te shohim spektaklin ne fushe e tribuna, respektin per njeri tjetrin dhe fitofte me i miri.

Ky eshte futbolli kjo eshte atmosfera qe do mbizoteroje ne kete tempull te futbollit qe yjet e Vllaznise dhe Partizanit nga me te spikaturit e futbollit kombetar. Nuk po i permend se jane aq shume kane ngrohur mijera zemra dikur. Shpresojme dhe kesaj here te jete e njejta histori qe perçon vlera. Mire u takofshim ne Shkodren e kultures, artit, sportit dhe njerezve mikeprites plot vlera qytetarie”- shkruan Perparim Daiu.