Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREQuajeni ‘muri’, Van Dijk vë rekord të pabesueshëm në çdo kompeticion ku...

Quajeni ‘muri’, Van Dijk vë rekord të pabesueshëm në çdo kompeticion ku luan

Virxhin Van Dijk ishte ndër m të komentuarit pak kohë më parë dhe çuditi jo pak kur u transferua nga Southemptoni te Liverpuli për plot 84 milionë euro duke thyer në këtë mënyrë çdo rekord transferimesh.

Me paraqitjet e tij me fanellën e “The Reds”, Van Dijk e ka justifikuar shpenzimin e bërë për të duke qenë se është ndër më të dalluarit.

Mbrojtësi holandez ka një statistikë të jashtëzakonshme dhe një rekord që e ka mbajtur të paprekur mbrëmjen e djeshme në takimin përballë Totenhemit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Në një total prej 64 ndeshjesh radhazi, mbrojtësi i Liverpulit nuk është dribluar asnjëherë në të gjitha kompeticionet.

Këtë statistikë e ka publikuar faqja më e madhe e statistikave në “Tëitter”, Opta e cila e lartëson jo pak figurën e Van Dijk.

Qendërmbrojtësi ka qenë i pakalueshëm në mbrojtje duke ndihmuar skuadrën e tij të fitojë Ligën e Kampionëve, ku edhe shënoi ndaj Portos në transfertë. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments