Shkumbi ra dje zyrtarisht në Kategorinë e Dytë. Klubi historik militon në Kategorinë e Parë, por vetëm dhe për tre ndeshje të mbetura në këtë sezon. Humbja 6-0 në Pogradec ishte e pesëmbëdhjeta rresht për peqinasit që i kanë mbyllur llogaritë.
Në rrjetet sociale klubi shprehet se faktorët e rënjes nga kategoria dihen, por pa i shprehur ato. Shkumbini falenderon të gjithë lojtarët që kanë luajtur pa lekë dhe përmend faktin se sezonin tjetër mund të mos ekzistojnë. Kjo është një humbje e dhimbshme për futbollin shqiptar.
“Pas humbjes së djeshme në Pogradec 6-0, biem zyrtarisht një kategori më poshtë.
Fjalët janë të tepërta për të shpjeguar faktorët e rënies nga kategoria, dihen.
Faleminderit të gjithë çunave që luajtën pa lekë në këtë sezon.
E vështirë është ta themi por skuadra mund të mos ekzistojë më nga viti tjetër, klubi i nje qyteti që e do futbollin dhe e sheh atë si të vetmin argëtim, mund të mos ekzistojë më kurrë
Peqin 17.04.2022. Fund!” shkruan faqja e Shkumbinit në Facebook.