...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERaineri: Në skuadër ka optimizëm. Mund të fitojmë me Tiranën

Raineri: Në skuadër ka optimizëm. Mund të fitojmë me Tiranën

Situata tek Vllaznia ditët e fundit është krejt ndryshe dhe futbollistët janë më të qetë e për këtë arsye, do të kërkojmë fitoren në ndeshjen e së dielës me Tiranën. Kjo është deklarata e bërë nga ana e trajnerit të skuadrës shkodrane Baldo Raineri një ditë para ballafaqimit me kuqeblutë. Ai është parë të jetë shumë entuziast në këtë pragndeshje dhe këtë e ka shfaqur edhe para kamerave kur ka thënë: “E vetmja gjë e rendesishme është që të vijnë tifozët. Unë nuk e di sa kushton një biletë për ndeshjen e nesërme (sotme),  por I bëj thirrje të gjithëve të mbushin stadiumin. Takimi I nesërm është një derbi i kampionatit shqiptar, njëlloj si Inter- Juve në Itali e  kështu që ky derbi duhet të mbështetet 100% nga tifozët. Ky është I vetmi mesazh pozitiv që mund të marrim për këtë ndeshje. Unë e di që tifozët shkodranë mund të jenë të zhgënjyer pasi e gjithë këtë periudhë është folur për gjithccka, por vetëm për sport jo. Ato duhet ta kenë edhe kulturën e pranimit të humbjeve pasi skuadra në momentet e këqija ka më shumë nevoje për mbështetje”.Raineri është parë të jetë shumë I karikuar dhe njëkohësisht ka thënë se futbollistët kanë qenë të shqetësuar nga shkrimet e gazetave dhe kronikat televizive të ditëve të fundit megjithatë kjo situatë sipas tij, ka ndryshuar e për këtë do kërkohet fitorja.Takimi Vllaznia- Tirana do të luhet të dielën në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe për kuqeblutë ka dilemë sa I takon aktivizimit të Shtubinës dhe Bacit për arsye shëndetësore ndërkohë që Dema është I skualifikuar me kartona. Pavarësisht këtij fakti, kuqeblutë pritet të kërkojnë fitoren në këtë takim.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.