Ivan Rakitic është një nga emrat më të përfolur për t’u larguar nga Barcelona. Mesfushori kroat ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe ardhja e De Jong i ka hequr postin e titullarit. 32-vjeçari ka folur hapur për të ardhmen për Mundo Deportivo, aty ku ndalet edhe te Sevilla, skuadër ku kaloi tre sezone fantastike.

“Të ardhmen time e vendos unë. Nuk jam një thes me patate. Dua të luaj në një klub ku më duan dhe vlerësojnë, aty ku edhe familja ime ndihet mirë. E kam thënë përherë që Barcelona është vendi perfekt, por dua të zbavitem dhe të ndihmoj skuadrën.

Pjesa e parë e sezonit ishte e çuditshme, ishte shumë befasuese në aspektin negative. Gjithmonë mund të mësosh nga situata të tillë, duhet ta bësh një gjë të tillë dhe të përmirësohesh. Nuk duhet të tentosh t’i kuptosh disa gjëra që ndodhin, thjeshtë duhet t’i pranosh.

E ardhmja? Do të vendos për atë që është më e mira për mua dhe familjen. Kam një dashuri të veçantë për Sevillan, do të ishte një ëndërr e madhe ta vishja përsëri atë fanellë.

Por, nuk varet nga unë, Monchi dhe Sevilla e kanë numrin tim të telefonit. Nuk më kanë telefonuar, para pak kohësh kisha edhe ditëlindjen… “, përfundon Rakitic. /abcnews/