Endri Çekiçi po ndiqet nga emisarët e Arsenalit. Lajmin e bujshëm e zbulon media sllovene “24ur”, e cila thekson se nga burime të besueshme ka mësuar se “Topçinjtë” interesohen për mesfushorin me tipare sulmuese të Olimpia Lubjanës.

23-vjeçari ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me skuadrën e njohur sllovene duke realizuar 15 gola në 30 ndeshje si dhe ka dhuruar 7 asiste këtë sezon për Olimpia Lubjanën. Madje, falw kontributit tw tij, skuadra sllovene kryeson kampionatin.

Interesimi për ish-futbollistin e Shpresave është rritur ndjeshëm teksa për të kanë ardhur oferta nga Spanja, Polonia dhe Italia.

Kujtojmë që Çekiçi ende nuk e ka kryer debutimin me skuadrën e parë të Shqipërisë.

Ndërkohë, ai vlerësohet për goditjen e fortë nga distanca dhe kombimin e mirë në fushë.

Faksimile e medias kroate “24ur” për Çekiçin