Lorik Cana ndodhet në karantinë ashtu si pjesa më e madhe e shqiptarëve, masë e marrë në kuadër të parandalimit për përhapjen e Coronavirusit. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka dhënë një intervistë për “Sport shoë” ku ka rrëfyer se si po i kalon këto ditë.

Prej 2 muajsh rrëfen se nuk është qethur dhe kur pyetet nëse do të bënte të njëjtën gjë si Cristiano Ronaldo, ai qesh dhe e mohon kategorikisht.

“Zakonisht e kemi ndarë kohën me nusen kështu, ajo fle më herët me djalin, e unë kujdesem për vajzë që është vetëm 3 muajshe dhe nuk ka shumë gjumë natën. Kohën time e kam pas orës 22:00, që merrem me gjera personale, aktivitete që duhen mbyllur. Kam dy muaj që nuk qethem(qesh).

Ronaldon e qethi gruaja?! Uu larg qoftë(qesh). Masat për mos t’u prekur nga Coronavirusi i kam marrë por duhet të marrë masat për mos t’u shëndoshur megjithëse po mundohem. Jam treguar pozitiv gjatë kësaj kohe sepse e kam djalin pranë dhe ai si çdo fëmijë është i ndjeshëm nga situata e vetë-izolimit. I kemi thyer nja 3-4 llampa me top në shtëpi por nuk na ka bërtit mami(qesh).

Do e shtyj të merret me sport por jo si Agimi me mua, dua ta lë ta zgjedhë vetë çfarë duhet të bëjë, por me sport do të merret”, ka thënë ndër të tjera ish-qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare./newsport/