Lautaro Martinez është shumë pranë transferimit te Barcelona. Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, Sergio Zarate.

Ky i fundit sot ka folur për FoxSports, ku pranoi se është një mundësi tepër reale që sulmuesi argjentinas i Interit të transferohet në Camp Nou.

“Ekziston një mundësi tepër reale që Lautaro të transferohet te Barcelona”, u shpreh Zarate.

“Të shohim si do të jetë merkatoja, kur do të fillojë, por të jem i sinqertë, ai mund të transferohet në Katalonjë që në muajt e parë të verës”, ka shtuar agjenti. Më hapur se kaq…