Futbolli pothuajse në të gjithë botën është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. Deri më tani nuk ka ende një datë të saktë për kampionatet se kur mund të rinisin sërish, por UEFA ka bërë të qartë që fituesit do të vendosen në fushë.

Duke parë situatën jo të zakonshme, kampioantet mund të shtyhen përtej afateve normale dhe në këtë mënyrë do të shtyheshin edhe kontratat e lojtarëve.

FIFA ka menduar që të ndihmojë të gjithë lojtarët që duan të ndryshojnë skuadër, por edhe klubet që duan të bëjnë merkato. Së fundmi James Kitching, drejtori i rregulloreve të futbollit u shpreh se mund të ketë një sension merkato të 3-të përveç asaj të verës dhe në janar.

“Në po mendojmë për hapjen e një dritare të tretë, duke kërkuar fleksibilitet maksimal në përshtatjen me kalendarët evropianë. Këto mund të riorganizohen nëse ndërprerja aktuale zgjat më shumë sesa pritej “. Kjo do të sillte dhe një revolucion në futboll pasi nuk ka ndodhur që të ketë 3 merkato gjatë një viti kalendarik./newsport/