Albano Stolaj është një nga gjyqtarët e kampionatit shqiptar që arbitron kryesisht në Kategorinë e Parë. Por, krahas gjykimit, shkodran duket se është i fiksuar edhe me politikën. Madje jo në pak raste e kemi parë të promovojë fushatë e opozitës.

Së fundmi, Stolaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet në krah të liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Në aktivin e degës sonë, në orën 18:30, na nderon me pjesëmarrjen e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha”, shkruan arbitri i kampionatit shqiptar./newsport/