I biri  i Rudi Vatës, Roko Vata është një nga talentet më premtuese të akademisë së Selltikut në Skoci dhe këtë klubi e ka treguar duke e zgjedhur si një nga lojtarët, që do të përfaqësojnë akademinë e ekipit në një program zhvillimi në SHBA.

Sipas “The Sun”, 13-vjeçari së bashku me Xhejms Forest dhe Karamoko Dembele, vitin e kaluar janë zgjedhur për një fushatë biletash të klubit .

Djali i Rudi Vatës, ishte dje në shënjestër të fëmijëve të Selltikut, ndërsa ata arritën të  marrin pjesë në Programin Olimpik të “USA” për Zhvillim. Gjithashtu ai ishte deçiziv në fitoren e skuadrës së tij 5-0 të arritur dje.

Vata21

Roko është 13-vjeç dhe është një nga lojtarët më të shndritshëm të kësaj akademie.

Rudi Vata ka luajtur për tre sezone e gjysmë me Selltik gjatë viteve ’90 dhe ka shprehur se djali i tij ka një rrugë të gjatë dhe të shndritshme përpara./panoramasport/