Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERaphinha, lojtari më i nënvlerësuar i vitit: Mendoj se meritoj shumë më...

Raphinha, lojtari më i nënvlerësuar i vitit: Mendoj se meritoj shumë më tepër

Në vitin 2025, vëmendja e botës së futbollit u përqendrua kryesisht te shpërthimi i Ousmane Dembélé-së, i cili në vetëm gjashtë muaj kaloi nga figurë e diskutueshme në futbollistin më të mirë në botë. Por, në hijen e këtij rrëfimi triumfi, mbeti një emër që zhvilloi një sezon po aq të jashtëzakonshëm: Raphinha.

Në verën e vitit 2024, drejtuesit dhe një pjesë e tifozëve të Barcelonës ishin të gatshëm ta shisnin brazilianin në Arabinë Saudite për t’i hapur rrugë transferimit të Nico Williams. Asnjëra marrëveshje nuk u realizua dhe kjo rezultoi vendimtare. Nën drejtimin e Hansi Flick, Raphinha u shndërrua në interpretuesin kryesor të ideve të trajnerit në fushë, duke qenë lider teknik dhe emocional i skuadrës.

Sezoni i tij në Ligën e Kampionëve ishte historik: 13 gola dhe 8 asistime, gjithsej 21 kontribute direkte, një rekord absolut për Barcelonën në një edicion të vetëm, duke kaluar edhe Lionel Messin e sezonit 2011/12. Me këtë shifër, ai barazoi edhe rekordin e Cristiano Ronaldos për pjesëmarrje në gola në një sezon të Champions-it.

Në total, Raphinha mbylli sezonin e kaluar me 34 gola dhe 26 asistime në 57 ndeshje, ndërsa këtë edicion, pavarësisht dëmtimeve, ka realizuar 7 gola dhe 3 asistime në 11 paraqitje. Ai u shpall lojtari më i mirë i LaLigas dhe ishte golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i Champions-it.

Megjithatë, shpërblimet individuale nuk pasqyruan këto shifra. Raphinha u la jashtë podiumit të “Topit të Artë” dhe madje edhe jashtë formacionit ideal të vitit të FIFA-s. “Ndihem i nënvlerësuar dhe mendoj se meritoj shumë më tepër”, deklaroi ai, duke shprehur zhgënjimin e një kampioni që foli me shifra, por nuk u dëgjua nga votuesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments