Me 38 pikë të grumbulluara në 27 javë kampionat, Vllaznia ndan vendin e gjashtë të renditjes, me pikë të barabarta me Partizanin kampion në fuqi të vendit.

Por ndërkohë, shkodranët në një aspekt tjetër, ndodhen në vendin e parë të renditjes. Bëhet fjalë për numrin e golave të pësuar. Ata e kanë nxjerrë topin nga rrjeta e portës së tyre vetëm 22 herë deri më tani, më pak se çdo ekip tjetër.

Në vendin e dytë në këtë renditje është Kukësit që në këto javë ka pësuar një më shumë sesa kuqeblutë, pra 23. Pas tij vjen Teuta me 24 e Laçi me 25 gola.

Në këtë mënyrë, Vllaznia po tregon edhe njëherë tjetër se në këtë sezon është e vështirë për t’i shënuar. Në momente të caktuara, mbrojtja e saj edhe e ka pësuar keq, por në fakt ka treguar një stabilitet shumë të madh.

Pikërisht prej kësaj, skuadra ka marrë shumë pikë dhe sidomos në ndeshjet në transfertë, duke qenë edhe kyçi i suksesit të saj. Megjithatë ky vend i parë sa i takon numrit të vogël të golave të pësuar, nuk mjafton nëse kjo mënyrë loje nuk vazhdon edhe në ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit.
© shkodrasport.com