Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka dhënë prononcimin e zakonshëm pas fitores me Zvicrën, triumf ky që i jep një biletë për në çerekfinalen e Botërorit. Në mes të shumë pyetjeve, ishte edhe ajo për marrëdhënien me Cristiano Ronaldon, futbollist të cilin e la në stol sot.

“Nuk ka problem me kapitenin e Kombëtares. Ne kemi qenë miq prej shumë vitesh, kemi folur para ndeshjes dhe ai nuk ka pasur asnjë problem me vendimin tim. Cristiano është shembull si kapiten. Ndeshja tjetër? Të shohim” – tha ai.

Santos shtoi: Ishte një paraqitje e mire nga ne, bëm një lojë e shkëlqyer dhe lojtarët janë për t’u përgëzuar. Tani është e nevojshme të zbresim me këmbë në tokë. Ishte e mrekullueshme, e shkëlqyer, por kemi tre ndeshje tjera dhe kemi edhe një pas katër ditëve.

Ronaldo sot luajti vetem pak minuta, shenoi nje gol qe u anullua per pozicion jashte- loje dhe tashme mbetet per t’u pare se çfare do te ndodhe me te ne ndeshjen e ardhshme, nese do ta nise nga fillimi apo jo.