Milot Rashica është duke përsëritur sukseset e sezonit të shkuar, ndërsa edhe në javën e fundit ishte heroi i Werderit në atë fitore me rezultatin 2-3 ndaj Wolfsburgut. Dopieta erdhi nga sulmuesi shqiptar, që vendosi edhe fatin e një tjetër takimi në “Bundesligë”.

E përditshmja gjermane “Bild” shkruan se me këtë lloj ecurie, kartoni i Rashicës do të shkojë në 50 milionë euro, që është më shumë se çdo lojtar tjetër shqiptar.

“Raketa kosovare mund të shitetet gjatë afatit kalimtar. A mund ti sjellë Rashica 50 milionë euro”, shkruan “Bild”.

Enigma e vetme është nëse do të largohet në janar apo në qershor nga Ëerderi. Gjithsesi, historia e së shkuarës duke parë rastet e lojtarëve të tjerë, tregon se futbollistët që spikasin shumë në “Bundesligë” e kanë gjithmonë shtëpinë e tyre të re në të njëjtin vend, “Premier League”.

Artikulli i publikuar nga “Bild” për Milot Rashicën

Madje edhe Rashica ka pasur oferta prej këtej, një kampionat që është shumë i fortë dhe ku lojtarët me origjinë shqiptare numërohen me gishtat e dorës.