Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERaste të pakta dhe rrjeta të paprekura, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët...

Raste të pakta dhe rrjeta të paprekura, Egnatia dhe Vllaznia ndajnë pikët në Rrogozhinë

Egnatia dhe Vllaznia u ndalën në një barazim pa gola në Rrogozhinë, sfidë e vlefshme për javën e 22-të të Superiores.

Të dyja skuadrat e nisën lojën me një ritëm të ulët, duke mos prodhuar shumë raste në pjesën e parë. Në të dytën ndryshoi diçka në lojën e ekipeve, por sërish pa gjetur golin.

Gjithashtu pati dhe disa momente proteste nga ana e shkodranët, të cilët kërkonin një karton të kuq për Duamenën, me këtë të fundit që shkaktoi një ndërhyrje të gabuar në minutën e 64’.

Kështu Egnatia ngjitet në vendin e katërt me 31 pikë, po aq sa dhe Erzeni, ndërsa Vllaznia shkon 35 pikë duke qëndruar në vendin e tretë.

REZULTATI:

EGNATIA 0-0 VLLAZNIA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments