Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERastësia e çuditshme e pretendentëve të Superiores, në mesjavë mund të luhet...

Rastësia e çuditshme e pretendentëve të Superiores, në mesjavë mund të luhet pa trajnerë

Pasditja e djeshme ishte një pasdite me shumë lëvizje në kampionatin shqiptar. Në pak orë u shkarkuan 3 trajnerë aty ku Lerda u largua nga Partizani, Shkëmbi nga Teuta dhe Marantas nga Luftëtari.

Të tria skuadrat u mundën në javën e fundit, humbje këto që u kanë kushtuar edhe stolin.

Ndërkohë, Superiorja rikthehet të mërkurën aty ku Partizani udhëton drejt Durrësit për ndeshjen kundër Teutës. Kampionët e vendit përballen me “Djemtë e detit” dhe rastësia e këtij takimi lidhet me stolat përkatës.

As Teuta dhe as Partizani nuk kanë trajnerë dhe me shumë gjasa, në këtë ndeshje do të drejtohen nga zv. trajnerët.

Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që të emërohet edhe trajneri por që duket e vështirë duke parë edhe kohën e shkurtër që është në dispozicion. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments