Një ndeshje e Grupin B të Ligës siçiliane të kategorisë së paste në Itali mes Vitoria dhe Polisportiva Xhoioza, ka dhuruar një ngjarje të pabesueshme. Ajo që supozohej të ishte një ndeshje normale kampionati, u shndërrua në një episod të pazakontë që do të hyjë në histori.
Ekipi udhëtues u paraqit në fushë vetëm me shtatë lojtarë, numri minimal i lejuar nga rregullat për një ndeshje. Fatkeqësisht, vetëm pak sekonda pas fillimit të ndeshjes, një nga lojtarët e Polisportiva Xhoioza, pësoi një dëmtim, duke e ulur numrin e lojtarëve të ekipit në gjashtë lojtarë.
Në atë pikë, gjyqtari nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të zbatonte rregullat pasi me më pak se shtatë lojtarë në fushë, loja nuk mund të vazhdonte. Vërshëllima e fundit erdhi menjëherë, duke sinjalizuar kështu fundin e ndeshjes pas vetëm një minute.


