Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, triumfoi me rezultatin 2-3 ndaj Serbisë, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës. Një ndeshje plot me emocione, tensione dhe provokime, por në fund ishin helvetët ata që festuan.

Një moment kulminant ishte dhe provokimi i futbollistëve të Serbisë ndaj Xhakës, por ky i fundit iu kundërpërgjigj me një gjest jo të hijshëm.

Për këtë veprim, ka reaguar edhe aktivistja e Shoqërisë Civile në Kosovë, njëkohësisht edhe analiste, Zana Avdiu.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo e ka cilësuar gjestin e Granit Xhakës në drejtim të pankinës së Serbisë si një akt të turpshëm.

“Akti i Granit Xhakës, është për turp. Akt prej një rrugaçi. Dhe, fatkeqësia është, që asnjë nuk la pa e shpërnda atë foto. Pra, zero nivel, në një shtet të tanë” – shkruan ajo.