Kukesi ka pesuar humbje ndaj Laçit pasditen e sotme por drejtuesit e saj kane mbetur te zhgenjyer nga arbitrimi i ndeshjes dhe sipas tyre, rezultati i saj eshte vulosur nga nje 11-metersh i paqene akorduar nga arbitri.
Safet Gjici ka shpërthyer ndaj arbitrit Klajdi Kola, pas humbjes 1-2 ndaj Laçit në “Elbasan Arena”. Në një deklaratë ekskluzive për “Panorama Sport”, presidenti i nderit të skuadrës verilindore, ndër të tjera u shpreh:
“A e patë ju çfarë arbitrimi që bëri ai? Çfarë penalltie të turpshme dha? Shumë turp! PO tendencioze është se nuk ka rrugë tjetër. S’ka kuptim tjetër. Nuk është hera e parë.
Pa diskutim që do të fitonim. Ju e patë se çfarë loje kishte Laçi dhe çfarë loje bëmë ne. Arbitri, çdo lloj faulli e jepte atje ku rrezikohej që ne të bënim gol. Turpi më i madh është për penalltinë. Është një turp”, deklaroi Gjici.