Vllaznia e basketbollit te meshkujve gjen fitoren e pare ne kampionat. Ka ndodhur keshtu pasditen e sotme teksa kuqeblute kane fituar me rezultatin e thelle 107-61 ndaj ekipit Eagles.

Ka qene nje fitore e pritshme sepse dihet qe “Eagles” eshte ekipi me i dobet i kampionatit, megjithate, shkodranet kishin nevoje per kete ndeshje sepse trajnerit Jones i duhen sa me shume ndeshje ne dispozicion per te harmonizuar ekipin.

Sic dihet, pese lojtaret amerikane kane ardhur vetem pak dite para startit te kampionatit dhe nuk kane patur kohe te njohin as lojen e njeri- tjetrit dhe po ashtu edhe te basketbollisteve shkodrane qe jane pjese e ekipit.

Kjo gje ne fakt u reflektua edhe ne ndeshjen e pare te kampionatit kunder Teutes te cilen Vllaznia e humbi me shifrat 92-80. Drejtuesit e ekipit shkodran kane bere te ditur se objektivi sivjet eshte per te siguruar fillimisht zonen play-off dhe me pas do te shikohet per me shume.