Anësori i Liverpoolit, Mohamed Salah, kishte menduar gabimisht se një gazetare po përpiqej ta puthte pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Tottenham Hotspur.

Egjiptiani e shënoi njërin prej dy golave të Redsave, të cilët iu rikthyen suksesit evropian në Wanda Metropolitano në Madrid, duke e fituar trofeun e gjashtë në histori të klubit.

Pas ndeshjes, natyrisht se ai ishte fokusi kryesor i gazetarëve, të cilët dëshironin të merrnin sa më shumë prononcime nga lotari kyç i Liverpoolit.

https://twitter.com/EgyptianPlayers/status/1135653543262740480?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1135653543262740480&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Freagimi-salah-kur-mendoi-se-gazetarja-po-perpiqej-ta-puthte%2F

Njërën nga intervistat, Salah e ka dhënë për një gazetare femër, e cila në një çast iu afrua, në mënyrë që ta dëgjonte më mirë.Mirëpo, lojtari mendoi se ajo po përpiqej ta puthte, ashtu që e ngriti dorën duke qenë i gatshëm për ta penguar.

Sidoqoftë, qëllimi i gazetares nuk ishte puthja, prandaj intervista vazhdoi më tej sikur të mos kishte ndodhur asgjë.