Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj pak dite me pare provoi emocionet e te shpallurit kampion dhe kuptohet qe kjo gje i ka dhene emocione te medha. Ai eshte vetem 20 vjeç dhe karriera e tij ka nisur ne menyren me te mire te mundshme.

Se fundmi ai ka qene i ftuar ne emisionin “Pop Culture” dhe nje nga pyetjet e bera ka qene edhe ajo se me cilen skuader eshte tifoz Hebaj.

Dhe pergjigja e tij ka qene ajo qe pritej: “Unë jam formuar si futbollist në Shkodër dhe normalisht kam qenë tifoz i Vllaznisë. Vitin e parë si profesionist e kam kaluar te Vllaznia. Është normale të jem tifoz me Vllazninë.

Për Partizanin kam pasur gjithmonë simpati, pasi pavarësisht se ra në kategoritë më të ulëta, u ngrit prapë dhe doli kampion. Është krenari dhe nder për ne që e arritëm ta kthenim në majë të futbollit. Kështu bëjmë që moshat e reja te bëhen tifozë me Partizanin, pasi ka shumë me Tiranën”.

Hebaj ka treguar edhe si e ka nisur futbollin dhe kush eshte idhulli i tij duke thene: ““Futbollin e kam filluar shumë i vogël, diku te 8 vjeç. Babai më thoshte se do i hyja futbollit, pasi ai i kishte luajtur vetë, dhe ky sport do më bënte mirë për shëndetin. Më pas e kuptova se mund të shkoja më larg. Daja më bëri tifoz më Brazilin. Në përgjithësi më pëlqenin të gjithë brazilianët, veçanërisht Ronaldinjo. Më pas u dashurova me Ronaldon, jo me Mesin”.