Vllaznia fitoi sot 2-0 ndaj Apolonise duke e nisur kampionatin me fitore. Ajo qe duhet permendur eshte se kuqeblute paten paksa veshtiresi ne shenimin e golit te pare qe do te zhbllokonte rezultatin sepse per t’u ndeshkuar nga fieraket as qe behej fjale.
Por nga ana tjeter, ajo qe ka rene ne sy ka qene edhe gabimi i treshes se arbitrave ne momente te caktuara.
Permendim ketu kartonin e verdhe te pamerituar dhene Imamit por edhe dy gola te anulluar me pa te drejte nga arbitri anesor.
Ne lidhje me keto gabime te Juxhin Xhajes dhe ndihmesve te tij ka reaguar arbitri shkodran Bardh Maçi i cili permes nje statusi ne rrjete sociale shkruan:
“Cili nga keto dy gola eshte offside?
Keta lloj asistentash duke fut ketu dhe kryesorin e FIFA-s Xhaja qe e ka nen hunde njerin rast, kur mbrojtesi ia pason gabimisht topin lojtarit te Vllaznise dhe ne kete rast ai duhet ta vazhdonte aksionin pastaj t’ia shpjegonte asistentit rastin ne kufje ose te shkonte atje.
Prit se s’kemi pare gje akoma nga keta lloj asistentash dhe arbitrash qe drejtohen nga Jareci dhe jo vetem.
Dy gjana ka ketu, ose je shume i paafte ose arbitron sipas urdherave nga lart, s’ka asgja tjeter.
Per çdo ndeshje te tille shkrime do kene arbitrat nga une nqfs eshte ne dam te Vllaznise. Kaq kisha”- shkruan ai.