HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREReagon Beci: S'kam firmosur me Tërbunin, po bisedoj me dy ekipe të...

Reagon Beci: S’kam firmosur me Tërbunin, po bisedoj me dy ekipe të tjera

Dy ditë më parë qarkulloi lajmi se mbrojtësi shkodran Dritmir Beci ka kaluar sërish tek Tërbuni, por në fakt duket se nuk është kështu.

21 vjeçari i mbrojtjes pasi u stërvit disa ditë me Vllazninë, u largua prej saj megjithatë nuk ka shkuar në Pukë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë ai për “Shkodra Sport” kur deklaron:

“Nuk jam rikthyer tek Tërbuni. Për disa ditë u stërvita me Vllazninë por e pashë të arsyeshme të largohesha sepse jam duke biseduar me dy ekipe të tjera të kategorisë së parë.

Për momentin nuk mund të jap emrat e tyre por brenda 2-3 ditës besoj se do të zyrtarizoj firmën në kontratë me njërin prej tyre”.

Beci konsiderohet një lojtar me të ardhme në repartin e mbrojtjes dhe pas një sezoni shumë të mirë vjet me pukjanët, tashmë do të ndërrojë skuadër.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments