Dy ditë më parë qarkulloi lajmi se mbrojtësi shkodran Dritmir Beci ka kaluar sërish tek Tërbuni, por në fakt duket se nuk është kështu.

21 vjeçari i mbrojtjes pasi u stërvit disa ditë me Vllazninë, u largua prej saj megjithatë nuk ka shkuar në Pukë. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë ai për “Shkodra Sport” kur deklaron:

“Nuk jam rikthyer tek Tërbuni. Për disa ditë u stërvita me Vllazninë por e pashë të arsyeshme të largohesha sepse jam duke biseduar me dy ekipe të tjera të kategorisë së parë.

Për momentin nuk mund të jap emrat e tyre por brenda 2-3 ditës besoj se do të zyrtarizoj firmën në kontratë me njërin prej tyre”.

Beci konsiderohet një lojtar me të ardhme në repartin e mbrojtjes dhe pas një sezoni shumë të mirë vjet me pukjanët, tashmë do të ndërrojë skuadër.
© shkodrasport.com