Futbollisti i Vllaznise Fahrudin Djurdjevic ka vendosur te reagoje ne lidhje me nje lajm qe ka qarkulluar diten e sotme ne mediat sportive. Ne to shkruhej se gjoja “ai i kishte thene trajnerit se nNuk jam në gjendje të luaj, jam pa qejf” dhe per kete arsye nuk ka udhetuar me ekipin drejt Elbasanit.

Nje gje e tille eshte krejtesisht e pavertete sepse kemi te patur te bejme me nje demtim per te cilin kane qene gjate gjithe kohes ne dijeni si pjestaret e stafit teknik ashtu edhe ate mjekesor.

Ne reagimin zyrtar per mediat ne lidhje me kete çeshtje, sulmuesi maqedonas eshte shprehur: “Në ndeshjen e fundit në shtëpi kundër Partizanit gjatë gjithë kohës ndjeva dhimbje të forta në pulpë, kështu që pas ndeshjes dhe të verdhës së katërt që mora, vendosëm të fillojmë menjëherë me terapitë dhe të pushojmë.

Kështu që gjatë gjithë javës para Skenderbeut nuk kam marrë pjesë në stërvitje. Pas asaj ndeshjeje fillova me stërvitjen dhe gjithçka po dukej mirë, por në fund të stërvitjes së fundit para ndeshjes me Dinamon, ndjeva përsëri të njëjtën dhimbje dhe nuk munda të vazhdoja më stërvitjen.

Me trajnerin Plorin vendosëm të qëndroja në Shkodër dhe të nesërmen të bënim eko për të kontrolluar muskulin. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin tim dhe ekipin mjekësor dhe çdo vendim konsultohet gjithmonë me ta.

Më pëlqen të jem pjesë e këtij ekipi dhe klubi, kështu që lajmet e rreme si ky nuk janë të sakta dhe nuk duhet të ndodhin”./SHKODRA-SPORT.COM/