Ndonese nuk ka qene prezent ne stadium, ai e ka perjetuar me te njejtat si ata qe ishin ne “Loro Boriçi” ndeshjen ne mes Vllaznise dhe Laçit. Drejtori sportiv i kuqebluve Engin Firat, permes nje statusi te shperndare ne rrjetet sociale ka shpjeguar gjithçka ka ndodhur me skuadren gjate kesaj periudhe.

Ka folur kunder “specialisteve” qe veç kritikojne dhe ne fund, u ka bere thirrje tifozeve per ta mbeshtetur kete skuader qe mund te beje mire ne kete sezon. Ja çfare shkruan Firat:

“Urime per fitoren Vllaznia!

Doja të jepja disa informacione për tifozët e Vllaznise. Laci po luan për shumë vite së bashku, ata luajtën këtë verë në kupën Uefa dhe janë prej 9 javësh në trajnim dhe top forme! Prandaj kjo ndeshje ishte shumë e vështirë dhe e rëndësishme.

Vllaznia u desh të përballet me problemet e shumta për shkak të politikës. Madje ky problem vazhdon edhe tani. Në këtë situatë të vështirë, askush, unë them përsëri askush, s’e ndihmoi klubin. As me 1 lek. Suad lici duhet të organizojë të gjitha financat. Normalisht në këtë situatë është e pamundur për të ndërtuar një ekip.

Prandaj ekipi filloi shumë vonë me stërvitje. Ky ekip kishte vetëm 4 javë trajnim dhe nuk mund të jetë i përshtatshëm! Shumë lojtarë të rinj që duhet të përshtaten! 3 brazilian erdhen këtë javë.

Si e quajten brazilianet pa i parë, “turist”, “te pavlefshëm”, “amator” dhe dhe……. Me 2 seanca, Hygor luajti dhe shënoi një gol ‘ “amator”!

Mbani mend vitin e kaluar, kur e morëm Silvio Junior. Disa ekspertë thanë se ai kurrë nuk shënoi në jetën e tij. Skandal! Ai mori vleresimin si shenuesi me i mire i kampionatit. Pastaj të njëjtet ekspertë thanë se si e lamë të ikte!!! Sepse ai shënoi aq shumë gola sa mori një ofertë të mirë. Shumë e thjeshtë.

Sepse ne nuk mund të paguajmë rrogat qe u paguan 2 vjet më parë! Ky ekip tani është ndërtuar me një buxhet shumë më të ulët se 2 vjet më parë.

Të gjithë ata që e njohin futbollin vetëm pak, e dine se ky ekip ka nevojë për 3-4 javë për të qenë me të vërtetë gati, fizikisht dhe për t ‘u përshtatur me njëri-tjetrin.

Lojtarët si Ramadani, Wenderson (Maranhao), Emerson dhe një mbrojtës i majtë do të hyjnë në këtë ekip gjithashtu.
Unë shpresoj se të gjithë tifozët e Vllaznise do ta mbështesin këtë ekip gjatë gjithë kohës. Atëherë me siguri Vllaznia nuk do t’i ketë kohët e vështira të viteve të fundit.

Nëse e ndiqni ndeshjen do t’i njihni këto: Sherri, Gurishta, Zogaj, Krymi, Kruja, Shtubina, Lika, Ruqi, Lekaj… 9 lojtarë nga Shkodra luajtën sot. Cili ekip tjetër në Evropë luan me 9 Lojtarë nga qyteti i vet?

Tifozë te Vllaznise ky është realiteti! Ky ekip ka nevojë për mbështetjen tuaj!