Pas vendimit te djeshem te Keshillit Bashkiak Shkoder per ta çuar ne Gjykate kryebashkiaken Ademi ne lidhje me disa vendime te marra per Vllaznine, ka reaguar kjo e fundit duke sqaruar gjithçka.
“Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për herë të parë përmes televizionit.
Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë.
Nga paraqitja në seancën e këshillit, teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vemendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë.
Meqënëse ka interes nga mediat, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata, me tagrin që u jep ligji, kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon. Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim”.