Laçi ka fituar miqësoren e ditës së sotme ndaj Burrelit, të cilin e ka mposhtur me rezultatin 1-0. Ne kete menyre sfida ne mes dy trajnereve shkodrane ka perfunduar me triumfin e Armando Cungut ndaj Samuel Nikaj.

Nje gje e pritshme ne fakt kjo per vete diferencat qe kane dy ekipet, por qe ne fushen e lojes nuk kane qene dhe aq te medha ne fakt

Fatin e kesaj ndeshje miqesore e ka vendosur goli i shënuar nga Donald Rapo në minutën e 80’, nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pritje të fillimit të kampionatit, i cili është bojkotuar dhe ende nuk dihet se kur do të nisë, skuadrat pë. rpiqen të mbajnë në formë lojtarët e tyre dhe për këtë arsye vendosin të zhvillojnë miqësore.

Kjo ishte më shumë një ndeshje testuese për trajnerët e të dyja ekipeve, që kanë parë formën e futbollistëve të tyre në ndeshjen e zhvilluar në Pezë.