Ditet e fundit po flitet shume ne lidhje me afrimin e Shkodran Mustafit te Vllaznia dhe per ta “ngacmuar” edhe me shume kete lajm ka sherbyer edhe vizita e te atit, njekohesisht menaxherit te tij Kujtim Mustafi diten e diele ne stadiumin “Loro Boriçi” duke e pare ndeshjen Vllaznia- Kukesi perkrah presidentit te kuqebluve Alban Xhaferi.

Ne media por edhe ne opinion po flitet shume ne lidhje me kete teme dhe ne fund ka ardhur edhe nje shpjegim i babait- menaxher Kujtim Mustafi qe per gazeten “Panorama Sport” do te shprehej:

““Unë shkoj në çdo stadium, por kjo nuk do të thotë se vete për të çuar djalin tim. Jam menaxher futbolli prej disa vitesh dhe kam lojtarë të tjerë që udhëheq. Nuk është se kam shkuar në stadiumin e Vllaznisë për Shkodranin. Natyrisht që mediat mund ta lidhin emrin tim me një transferim të mundshëm të djalit, por kjo është punë e tyre.

Më shumë nuk kam se çfarë të komentoj. Tani i bie që babai i Shkodran Mustafit nuk duhet të shkojë më në stadium. Megjithatë, djali im do të vijë në Shqipëri për pushime”, ”, ka thënë fillimisht Kujtim Mustafi.

Por çfarë do të bëjë Shkodran Mustafi pas gjashtë muajsh pa skuadër? “Koha do të tregojë se çfarë do të bëjë Shkodrani. Do të presim edhe pak dhe do të vendosim”, deklaroi babai i lojtarit.

Ndërkohë, i pyetur nëse do të sjellë lojtarë të tjerë te Vllaznia, nisur edhe nga takimi që bëri me presidentin Xhaferi, Kujtim Mustafi u tregua diskret. “Lojtarë te Vllaznia? Ju lutem, nuk dua të komentoj më shumë”.