Me 6 maj ka mbushur 19 vjeç. Sot, diçka me shume se nje muaj me vone, ai firmos te paren kontrate te tij si futbollist profesionist. Per me teper, me ekipin e tij te zemres, Vllaznine.

E kemi fjalen per futbollistin Rejan Alivoda. Ai ka mbajtur shiritin e kapitenit tek Vllaznia U19 ne sezonin e fundit, eshte dalluar gjithnje per lojen e tij ne fushe (me perjashtim te disa muajve kur ka kaluar nje demtim dhe ka qene i pamundur).

Si rrjedhoje e ketyre paraqitjeve, por edhe e aftesive te tjera te tij, drejtuesit e klubit e kane bindur te firmose nje kontrate trevjeçare, me te drejte zgjatje edhe per dy vite te tjera.

Vete lojtari eshte shprehur shume i lumtur per kete gje sepse u realizua nje nga enderrat e tij. Kete gje e shpreh permes nje postimi te shkurter ne rrjetet sociale ku shkruan:

“Jam shum i lumtur qe sot firmosa kontraten e pare profesionale me ekipin tim te zemres Vllaznine. Shpresoj qe te jap maksimumin per ngjyrat KUQ&BLU”./SHKODRA-SPORT.COM/