Nesër në orën 18:00, do të luhet miqësorja e yjeve, një ndeshje ku të ardhurat e së cilës do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Përsa i përket listës së lojtarëve që do të luajnë në këtë sfidë, ka pasur pakënaqësi nga disa ish-futbollistë të Kombëtares, duke përmendur këtu Rudi Vatën dhe Altin Haxhi.
Mbi këtë miqësore dhe listën, ka reaguar dhe Sokol Kushta me anë të një statusi në “Facebook”. “Nuk më pëlqejnë disa përfitues që duan ta trumbetojnë si arritje të tyre”, shprehet Kushta, i cili në hyrjen e reagimit të tij ndanë anën pozitive të këtij evenimenti.
Postimi i Sokol Kushtës:
Duke degjuar perdite lajme ..shkrime.. mendime jam i detyruar te pozicionohem..Duke ndare pozitiven e ketij evenimenti me negativet..kam fol me shume bashkelojtar dhe shumica ishin dakort me kete organizim qe presidenti Duka ka ber per te ndihmuar te prekurit e termetit..por sme pelqejne disa perfitues qe duan ta trumbetojne si arritje te tyre.futbolli eshte krijuar si nje loje ne grup..mua me shqeteson ndarja..dhe etiketimi..justifikimi i disa gabimeve..
te gjithe jemi rritur duke pare legjenda .ata slinden ne 2004..por ne vite.. mungesa e respektit eshte virtyt ne shqiperi.. dhe nuk shqetesohem fare.. as nga fshf ..as nga sindikata..gjoja e pavarur..se besoj se s.bizi.. targaj. musta .muca. J.kaci zmijani. jera. josa.kola. demollari. bellaj. xhumba. rud vata ..F.vata .lala e shume te vjeter .kishin ndonje deshire te madhe per te lozur .thjesht donin respekt.
mirenjohje.qe brezi i ri ti njohi ..shumicen e brezit qe erdhi kur ishte kapiten demollari dhe une . u priten nga ne..u ndihmuan dhe u perkrahen nga ekipi kombetar ne kohen me te veshtire..nga keta emra qe sot nuk figurojne as per bileta.. ..shulku dhe shume te tjere qe luanin me shpresat e din vet kur erdhen ne kombetare cfare ngrohtesie gjeten ..r.vata eshte dikushi dhe ka te drejte kur flet per futbollin..
per ate gje duhet ta respektojne..te tjerat i zgjidh vet ai …tani dy fjale per sindikaten e varur qe loz te pavarurin.sindikata eshte ne oponence me fshf..me shtetin me presidentat..jo zar i tyre..une skam pare nje mbledhje ..nje organizim.. nje greve 24 oreshe minimo..per qindra lojtar te pa paguar..
per ligjin e sporteve qe po vonohet.jo te mbaj krahun e presidenteve dhe te fshf.Dhe me e rendesishme eshte si jane mbuluar shpenzimet e 80 lojtareve qe kane ardhur ..sbesoj se sindikata e pavarur te kete force ekonomike ta mbuloje kete eveniment pa ndihmen e fshf..