Si rrallë herë, Real Madrid kishte të lirë numrat “9”, “11” dhe “7” pasi në pak orë u larguan nga skuadra Benzema, Hazard dhe Asensio. Megjithatë, dy numra janë rezervuar dhe tashmë ka mbetur vetëm “9” e sulmuesit pykë.

Numri “7” është përdorur deri në 2018 nga legjendari Kristiano Ronaldo dhe u trashëgua më pas nga Eden Hazard, i cili nuk arriti ta ‘trashëgonte’ më së miri, ashtu si paraardhësi i tij. Kështu, këtë numër legjendar do ta mbajë sezonin e ri sulmuesi Vinisius Zhunior i cili kishte numrin “21”.

Ylli brazilian ka treguar një formë të jashtëzakonshme sezonin e fundit e tashmë me numrin 7 në fanellë, përgjegjësia për të rritet.

Numrin “11” që në vitet e fundit e kanë pasur Bejl dhe Asensio, sezonin e ri do ta mbajë Rodgrigo. Sulmuesi ka lënë numrin “20” për afrimin e ri, Fran Garsian dhe tashmë në fanellë ka një tjetër numër.