Real Madrid është në gjurmët e mesfushorit të Flamengos, Reiner Jezus. Futbollisti ka fituar pëlqimin e “Los Blancos” me paraqitjet e tij në Brazil dhe tashmë “galaktikët” po studiojnë mundësinë ta transferojnë në merkaton e janarit.

Interesimi për Reiner nuk është diçka e re për spanjollët, pasi mesfushori ndiqte prej vitit 2016, por duket momenti i duhur për të lëvizur. Për 17-vjeçarin i cili për pak ditë mbush 18, do të duhen 30 milionë euro.

Kështu, Reali mund ta transferojë menjëherë talentin dhe ta dërgoi te ekipi i të rinjve që stërvitet nga një legjendë si Raul.

Marrëdhënia e mirë me drejtuesit e Flamengos, pasi bënë biznesin edhe me transferimin e Vinicius Xhunior, mund të përshpejtojë operacionin. /VipSport/