Real Madrid ka fituar ndeshjen klasike ndaj rivalit të tij të përjetshëm- Barcelonës. Një fitore kjo me shume vlere per te. Por këtë herë bëhet fjalë për basketboll dhe jo për futboll. Madrilenët kanë fituar 87-75 ndaj katalanasve në “Klasiken” e basketbollit europian, e vlefshme për Euroleague. Pas periodës së parë të mbyllur në barazim 15-15, “Los Blancos” e mbyllën pjesën e parë me dy pikë avantazh dhe më pas e bënë diferencën në periodën e tretë, ku shënuan 14 pikë më shumë se katalanasit.

Në periodën e fundit, Barça u zgjua nga gjumi, por pa i prishur festën basketbollistëve të Real Madrid, që ngjiten në vendin e tetë të grupit, teksa Barcelona mbetet e 12-a, shumë larg mundësisë për të shkuar në fazën finale.

Pikëshënuesi më i mirë për Real Madrid ishte Luka Doncic, që shënoi 16 pikë, ndërsa Felipe Reyes realizoi 14 pikë dhe kapi 8 topa në tabelë, më shumë se kushdo tjetër. Te Barcelona spikati Ante Tomic, autor i 12 pikëve.telesport.al