Sporti shpeshherë është edhe përçues dhe vazhdues i traditave familjare. Janë të shumta rastet kur brenda një familje, ka disa pjestarë që merren me sport dhe madje edhe të suksesshëm. Sot do të ndalemi tek një futbollist i ri, vetëm 16 vjeç, që pretendon të bëjë emër në fushat e blerta. Bëhet fjalë për Rigers Xhahysën. Luan si mesfushor qendre me ekipin Vllaznia U-17 dhe ndonëse luan në këtë repart, aktualisht është golashënuesi më i mirë i ekipit me 8 gola të shënuar.

Në fakt, ka se nga kush të mësojë. Babai i tij- Mentori ndonëse nuk ka arritur të luajë me Vllazninë, ka qenë një lojtar i talentuar.

Ndërkohë xhaxhai- Altini ka qenë një mesfushor- sulmues i dalluar i Vllaznisë së viteve ’90-’00. Tashmë ata kanë me se të krenohen. Rigersi e ka nisur mirë karrierën megjithatë nuk duhet të ndalet këtu. Duhet patjetër të bëhet më i mirë se babai dhe xhaxhai i tij. Talentin dhe mundësitë i ka. Thjesht i duhet të punojë shumë.
© shkodrasport.com