Juventusi dje festoi titullin e saj të tetë rradhazi,  duke harruar disi atë skualifikim që ka ngjallur një zhgënjim të madh nga Ajaksi.

urimi i ajaksit

Në rrjetet sociale klubi i Torinos ka postuar foto dhe video, të cilat kanë përçuar atmosferën e festës.

Në postimin e “Twitterit”, është rikthyer sërish Ajaksi, këtë herë jo me qëllime të këqija, por për të uruar “Zonjën e Vjetër”.

“E merituat”, ka komentuar klubi i Ajaksit. Kaq ka mjaftuar që në rrjet të plasin ironitë therrëse ndaj Juventusit. Ata e kanë quajtur këtë koment si ironi, ndërsa të tjerët si një urim të sinqertë.