Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka arritur nje fitore te lehte mesditen e sotme ndaj Invaders duke e mundur me rezultatin 91-56 ne ndeshjen e pare te play-out te kampionatit.

Por pavaresisht kesaj fitoreje te thelle me 35 pike diference, trajneri i Vllaznise Neven Plantak ne prononcimin e tij per mediat pas ndeshjes, serish eshte shprehur i pakenaqur me lojen e basketbollisteve te tij dhe prandaj eshte shprehur:

“Në këtë ndeshje jam i kënaqur vetëm për fitoren e arritur. Lojtarët nuk dhanë maksimumin e tyre në këtë ndeshje, por vetëm një pjesë të lojës dhe për këtë nuk jam i kënaqur. Gjithsesi, e rëndësishme është që fituam dhe shpresoj të kemi një dëshirë më të madhe në ndeshjen e dytë.”

Duke folur me tej ne lidhje me paraqitjen e ekipit ne kete takim, Plantak ka shtuar: “Një ndeshje e mirë, por natyrisht ishte e vështirë të motivoje lojtarët në këtë ndeshje ndaj një kundërshtari të tillë.

Qëndrimi në Superiore është shumë më afër pas kësaj fitore, por duhet të jemi më të fokusuar dhe të vëmendshëm, sepse nëse në një moment tolerojmë në lojë, lojtarët e ekipit kundërshtar afrohen me pikë. Prandaj, duhet të tregohemi të kujdesshëm edhe në ndeshjen e kthimit.”
© shkodrasport.com