Emiljano Çela rikthehet te Kastrioti. 37-vjeçari, i cili u largua pas disfatës të rëndë 4-0 përballë Tiranës në kampionat, ka marrë vendin e Ardian Memës.
Përvoja e këtij të fundit te Kastrioti zgjati më pak se dy muaj.
Vetë klubi nëpërmjet rrjeteve sociale bëri të ditur se trajneri tiranas ka dhënë dorëheqjen, e cila është pranuar nga drejtuesit e klubit.
Në sezonin 2021-2020, krutanët me Emiljano Çelën e mbyllën kampionatin në vendin e shtatë, duke arritur objektivin mbijetesë, teksa edhe këtë sezon trajneri 37-vjeçar synon të shpëtojë skuadrën nga rënia (aktualisht ndodhet në vendin e fundit, me 20 pikë).