Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët kuqezi në Europë, që dhanë paraqitje mjaft të mira me skuadrat e tyre.

Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” 10 lojtarët kuqezi më të vlerësuar gjatë fundjavës.

Vendin e parë e mban Myrto Uzuni, i cili realizoi një dygolësh me Granadën, duke u vlerësuar me notën 8.2.

Vendi i dytë mbahet nga portieri Elhan Kastrati, i cili edhe pse pësoi 3 gola nga Frozinone dha sërish një performancë pozitive me Çitadelën dhe për këtë u vlerësua me notën 7.5.

Në vendin e tretë me notën 7.2, u vlerësua Berat Gjimshiti. Mbrojtësi kuqezi ndihmoi Atalantën e tij për të mos pësuar gol në takimin me Lacion.

Me këtë notë gjithashtu vlerësohen edhe Simo Rrumbullaku dhe Indrit Tuci. Pas tyre vijnë Denis Simani dhe Nedim Bajrami me notën 7.1, Jon Mersinaj dhe Juljan Shehu me notën 7 dhe Emanuele Ndoj me notën 6.8.