HomeKRYESOREReal Madridi do ta shesë Toni Kroosin për ta transferuar super yllin...

Real Madridi do ta shesë Toni Kroosin për ta transferuar super yllin botëror – dhe është befasi

Real Madridi është duke menduar për shitjen e Toni Kroosit. Krejt kjo vjen pasi që klubi madrilen dëshiron t’i plotësojë fondet për transferimin e Neymar da Silvas nga Paris Saint-Germain. Sipas mediave britanike, përfshirë këtu edhe Expressin, Kroos mund të transferohet te Manchester United. Edhe Manchester Unitedi është i interesuar për gjermanin, andaj një marrëveshje mund të arrihet shumë lehtë.

Idea është që Real Madridi t’i ulë shpenzimet e pagave të skuadrës, teksa më vonë të ”sulmojë” për Neymarin. Ish-ylli i Barcelonës shihet si zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos në Bernabeu. Gareth Bale gjithashtu mund të largohet në drejtim të Premierligës. Klubet në të cilat ai mund të transferohet janë Tottenhami dhe Manchester Unitedi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments