Procesi i shumepritur duket se me ne fund ka nisur te marre rruge. Behet fjale per ate te shitjes se aksioneve te Vllaznise.

Bashkia Shkoder sot ka bere te ditur se ka nisur proceduren e shitjes 100 per qind te aksioneve qe ajo zoteron ne shoqerine aksionere Vllaznia.

Tashme mbetet edhe aprovimi i Keshillit Bashkiak dhe nese kjo ndodh, atehere do te nise procesi i hapjes se ankandit per te gjetur pronaret e rinj te klubit.

Ne fakt nuk pritet qe Keshilli Bashkiak te behet pengese. Kjo ngaqe heqja e dore e Bashkise nga klubet tashme eshte nje detyrim ligjor dhe prandaj ky proces duhet te vijoje.

Ankandi do te nise nga shifra 50,794,000 (pesëdhjetë milion e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër mijë) lekë, shifer kjo e percaktuar nga nje kompani qe pat bere auditimin e klubit shkodran pak kohe me pare.

Kjo nuk do te thote se Vllaznia mund te shitet me kete vlere sepse perderisa eshte ankand, do kete disa te interesuar dhe vlera do te rritet. E rendesishme eshte qe klubi te privatizohet sa me pare.

Per me teper, çdokush qe ka enderruar nje dite ta bleje Vllaznine, tashme e ka nje mundesi. Nese i ka 500 milione leke buxhet, mund te tentoje ta beje kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/