Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREReal Madridi e nis seriozisht luftën për Mbape, mund të shesë dy...

Real Madridi e nis seriozisht luftën për Mbape, mund të shesë dy yjet e skuadrës

Real Madrid vazhdon të ëndërrojë që të ketë në skuadër Kilian Mbapen. Madrilenët po provojnë gjithçka që të arrijnë akordin që këtë verë, pa pasur nevojë për të pritur verën e ardhshme kur Mbape mund të transferohet me parametra zero.

Ndërkohë, për të marrë shërbimet e tij presidenti Al Khelaifi ka kërkuar 200 milionë euro dhe nuk ka në plan që të ulë kërkesën e tij. Për këtë, Realit i duhet që të bëjë një tjetër sforco dhe do të duhet që të shesë dy yjet e skuadrës.

Federiko Valverde dhe Aurelie Tçuameni janë dy lojtarët që mund të sakrifikohen nga klubi madrilen.

Ndërkohë, shuma e kërkuar për të dy arrin në 100 milionë euro por më shumë se kostoja e lojtarëve, klubet e interesuara stepen nga rrogat e tyre që janë relativisht të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments