Me Milanin që ka rigjetur vazhdimësinë për të siguruar zonën Champions, por mbi të gjitha sivjet është pretendent absolut për fitimin e titullit, ku kundër Sasuolos i mjafton të mos humbë, pa dyshim që është rritur shumë oreksi në radhët e sponsorëve të rëndësishëm.

Nëse Milani fiton, kjo shpërblehet me para dhe e para që ka vendosur të lëvizë është kompania “Puma”, e cila vesh “Djallin”.

Gjiganti i veshjeve sportive ka vendosur që të rrisë investimin, për t’i bërë ballë konkurrencës dhe do të rishikojë marrëveshjen e mëparshme, duke kaluar nga 13 në 20 milionë euro në vit të ardhura, nga sezoni i ardhshëm.

Dhe sigurisht që Milani nuk do të ngurrojë që të firmosë këtë kontratë që do të përmirësojë ndjeshëm financat e klubit.