Christian Eriksen është një hap larg Real Madrid. Sipas shtypit danez, familjarët e yllit të Tottenham kanë filluar kërkimet për të gjetur një shtëpi në kryeqytetin spanjoll.

27-vjeçari është tërheqës për madrilenët jo vetëm për shkak të talentit të tij, por edhe për shkak të çmimit të ulët dhe profesionalizmit të treguar gjatë karrierës.

Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, ka treguar në të kaluarën se nuk është një njeri që dorëzohet me lehtësi, por në avantazhin e madrilenëve është fakti se kontrata aktuale e Eriksen skadon pas një viti dhe klubi anglez nuk mund të rrezikojë ta humbasë atë me kosto zero pas 12 muajsh.

Lojtari e ka bërë të qartë prej kohësh dëshirën e tij për t’u transferuar në “Bernabeu” dhe tani i takon dy klubeve të arrijnë një marrëveshje./telesport