Trajneri i Realit të Madridit, Álvaro Arbeloa mbajti një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së nesërme(e martë) kundër Benfica-s, e cila fillon në orën 21:00.
“E dimë presionin me të cilin përballemi. Qëllimi është të fitojmë. Filozofia jonë është të luajmë futboll të shkëlqyer. Duhet të dish çfarë të bësh çdo minutë. Gjithmonë mendojmë për fitoren”.
“Benfica nuk më surprizoi fare herën e fundit, sepse e di se si janë të gjitha ekipet e José Mourinhos. Do të ishte njësoj edhe nëse ai do të luante me ekipin e të rinjve. Është një ndeshje e re, aspak si ajo e tre javëve më parë. E kemi analizuar dhe jemi gati. Nuk mund të kërkoj më shumë nga lojtarët sesa ajo që kanë treguar deri më tani”.
“Benfica është një kundërshtar shumë i fortë dhe ne duhet të jemi gati. Ata kanë një udhëheqës të jashtëzakonshëm që u tregon atyre se si të luajnë dhe ky është trajneri i tyre. Qëllimi ynë nuk është të hakmerremi ndaj Benficës, qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve dhe mposhtja e Benficës është një hap në atë drejtim”.


